CATMonitor


CATMonitor është një platformë interneti pa pagesë e krijuar për monitorimin dhe ndërgjegjësimin ndaj rrezikut të katastrofave natyrore të publikut. Ajo u mundëson familjeve dhe bizneseve të vizualizojnë, ndërveprojnë dhe kontribuojnë për kuptueshmërinë dhe matjen e rrezikut të banesave dhe bizneseve.

Rreth CATMonitorit


CATMonitor është një platformë interneti pa pagesë e krijuar për monitorimin dhe sensibilizimin ndaj rrezikut të katastrofave natyrore. Nëpërmjet një ndërfaqeje të thjeshtë, platforma synon ndërgjegjësimin, ndërveprimin dhe kontributin e publikut në të kuptuarit dhe matjen e rrezikut. Platforma përfshin veçori/tipare të ndryshme për një vizualizim sa më efektiv të rrezikut, ekspozimit ndaj rrezikut dhe informacionit mbi humbjet (skenarët për ngjarjet para dhe pas katastrofave). Për më tepër, u mundëson përdoruesve gjetjen e vendndodhjes së shtëpive dhe pronave nëpërmjet një ndërfaqeje topologjike të hartave elektronike.

Pëdorimi i versionit 1.0

të CATMonitor optimizohet për Google Chrome 32.0, Mozilla Firefox 24.0+ dhe Microsoft Internet Explorer 10+ si dhe me një monitor me rezolucion 1366×768 dhe/ose më të lartë.