CATMonitor eshte nje platforme interneti pa pagese e krijuar per monitorimin dhe ndergjegjesimin ndaj rrezikut te katastrofave natyrore te publikut. Ajo u mundeson familjeve dhe bizneseve te vizualizojne, nderveprojne dhe kontribuojne per kuptueshmerine dhe matjen e rrezikut te banesave dhe bizneseve.

Pyetjet më të shpeshta


Çfarë është CATMonitor ?

CATMONITOR është një platformë interneti pa pagesë e krijuar për monitorimin dhe sensibilizimin ndaj rrezikut të katastrofave natyrore. Nëpërmjet një ndërfaqeje të thjeshtë, platforma synon ndërgjegjësimin, ndërveprimin dhe kontributin e publikut në të kuptuarit dhe matjen e rrezikut. Platforma përfshin veçori/tipare të ndryshme për një vizualizim sa më efektiv të rrezikut, ekspozimit ndaj rrezikut dhe informacionit mbi humbjet (skenarët për ngjarjet para dhe pas katastrofave).

Cilat janë karakteristikat kryesore të CATMonitor?

  • Ndërfaqe bazuar në harta elektronike
  • Informacion mbi rreziqet ndaj tërmetit dhe përmbytjeve – të dhëna historike dhe në kohë reale
  • E lehtë në përdorim, vlerësim interaktiv i rrezikut të banesës dhe pronës suaj ndaj tërmetit dhe përmbytjes
  • Në rastin e një fatkeqësie natyrore, CATMonitor do të funksionojë si një portal i shpërdarjes së informacionit
  • CATMonitor shpërndan informacione nëpërmjet mesazheve në telefon, e-maileve dhe rrjeteve sociale.

Kush janë përdoruesit e mundshëm ?

Çdo person i cili ka mundësi aksesi në internet mund ta përdorë CATMonitor. Nëpërmjet këtij portali çdo material/informacion i publikuar, i prokuruar, i mirëmbajtur, ose përdorur në të do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit.

Cila është teknologjia që përdor CATMonitor?

Teknologjia e përdorur nga ky portal janë gjerësisht të përdorur dhe të pritur mirë nga publiku, kryesisht pa kosto abonimi, të lehta për t’u mirëmbajtur dhe për t’u përmirësuar. Gjithashtu, CATMonitor përdor edhe disa element të cilët janë të përdorur në ndërfaqet e rrjeteve sociale si psh: rregjistrimit në Facebook.

Çfarë të dhënash përmban CATMonitor ?

Të dhënat e shfaqura në portalin e CatMonitor janë të dhëna të marra nga faqe të besueshme, faqet zyrtare të institucioneve qeveritare apo subjekteve private. Formatet e ndryshme të të dhënave dhe nivelet e rezolucioneve mbështeten nga të dhënat hapësinore (Sistemi Informativ Gjeografik ose të dhënat GIS), imazhet, tekst etj. Përzgjedhja e shtresave të të dhënave është e bazuar në kriteret kryesore nëse informacioni përmbush objektivat e shteteve anëtare të Europa Re në lehtësinë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit ndaj rrezikut ndaj katastrofave natyrore.

Si mund të rregjistrohem/ logohem për CATMonitor ?

Rregjistrimi mund të kryhet duke përdorur faqen e rregjistrimit, ku gjithçka ju duhet është një adresë e-maili. Përdoruesit mund të logohen edhe nëpërmjet llogarive të tyre të rrjeteve sociale (si psh Facebook).

Çfarë përfitoj nëpërmjet rregjistrimit në CATMonitor?

Nëpërmjet rregjistrimit ju do të keni në dispozicion mjetet e mëposhtme:

  • Mjet vlerësimi për rrezikun e tërmetit dhe përmbytjes së shtëpisë ose biznesit tuaj
  • Vlerësim i nevojave për sigurimin e shtëpisë ndaj katastrofave bazuar në vendndodhjen, vitin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të banesës
  • Rregjistrim për të marrë sinjalizime në rast tërmeti
  • Akses në një mjet mësimi mbi rreziqet ndaj katastrofave për zonën ku jetoni nëpërmjet vizualimit të të dhënave të rrezikut
  • Mundësi për të mësuar e raportuar mbi sigurinë apo rezistencen sizmike te shkollave dhe spitaleve në komunitetin tuaj duke mundësuar kështu shpëtimin e jetëve në të ardhmen

Si mund të kontribuoj UNË në suksesin e CATMonitor?

Një nga objektivat kryesore të CATMonitor është mundësia që i jepet përdoruesve të ndryshëm për të kontribuar në këtë portal nëpërmjet dhënies së informacionit lidhur me menaxhimin e rreziqeve të zonave ku ato jetojnë. Nëpërmjet përdorimit të mjeteve të ndryshme interaktive në portal, ju do të edukoni së pari veten, familjet Tuaja si dhe miqtë për rrezikun ndaj tërmetit dhe përmbytjes në komunitetin Tuaj, si dhe njëkohësisht ju mund të jepni një kontribut të rëndësishëm per krijimin e një database virtuale për sigurinë sizmike, dhe rezistencën e institucioneve publike si shkollat dhe spitalet. Ndani njohuritë Tuaja në këtë faqe interneti dhe ndihmoni në ndërtimin e një profili të plotë të vlerësimit të rrezikut të ndërtesave. Rezultatet e vlërësimit do të përdoren për të përmirësuar sigurinë e këtyre ndëertesave në rastet e tërmeteve të ardhshme duke shpëtuar kështu jetën e njerëzve të komunitetit tuaj .