CATMonitor eshte nje platforme interneti pa pagese e krijuar per monitorimin dhe ndergjegjesimin ndaj rrezikut te katastrofave natyrore te publikut. Ajo u mundeson familjeve dhe bizneseve te vizualizojne, nderveprojne dhe kontribuojne per kuptueshmerine dhe matjen e rrezikut te banesave dhe bizneseve.

Fjalor


Kontributi i grupit

Kontributi i grupit është
një praktikë e marrjes së ideve ose të dhënave nga një grup i madh
kontribuesish, kryesisht nëpërmjet komunikimit nëpërmjet internetit
përkundrejt mënyrave tradicionale të kontraktimit të subjekteve apo
punonjësve të caktuar. 

Dëmtimi

Dëmtim fizik i një
strukture ose pajisjeje, si plasaritje e mureve ose prishje e pajisjeve.

Moment Magnituda e Tërmetit ose shkalla Mw

Mgnituda është vlera (e shprehur në numër) që karakterizon madhësinë relative të një tërmeti. Magnituda bazohet në matjen e lëvizjes maksimale të regjistruar nga sizmografët ose sizmometri. Shkallë të shumta janë përdorur për të përcktuar madhësinë e tërmetit por ajo që zbatohet më së shumti nga të gjithë është Moment Magnituda (Mw), bazuar në konceptin e momentit sizmik. Teknikat e reja të përftuara nga metodat modene të telekomunikacionit të implementuara së fundmi, u lejojnë agjencive të raportimit të sigurojnë vlerësimin e Moment Magnitudës për tërmete të mëdha në kohë reale.

EMSC

Qëndra Sizmiologjike EuroëMesdhetare, http://www.emsc-csem.org

GDACS

Sistemi
Global i Koordinimit dhe Sinjalizimit të Katastrofave Natyrore,
http://www.gdacs.org

Rreziku i Ngjarjes

Mundësia që ngjarjet e
tërmetit: si lëkundja e tokës, lëngëzimi i truallit, ëarja e kores së
tokës, rrëshqitja apo dëmtime të tjera të tokës, tsunami apo valë të
tjera ujore të ndodhin, arrijnë apo kalojnë nivele të caktuara. Këto
ngjarje mund të shkaktojnë dëme në strukturat e ndërtuara nga njeriu.

Lëngëzimi i Dheut

Një fenomen i dëmtimit të
dheut, gjatë të cilit toka ranore në terrene me ujë humbet forcën
mbajtëse si rezultat i lëkundjeve të forta të tokës.

Dëmi

Shuma monetare që
nevojitet për të riparuar një nivel të dëmtimit të godinës nga tërmeti,
e shprehur në përqindje të vlerës së zëvendësimit të godinës. Shuma
monetare mund të arrihet apo tejkalohet në varësi të probabilitetit të
ngjarjes sipas një periudhe të caktuar ekspozimi. Frekuenca e ndodhjes
apo tejkalimit të një shume të caktuar të dëmit mund të shprehet në
termin e të ashtuquajturës periudhë e kthimit. Matematikisht, periudha
e kthimit është periudha që i korrespondon probabilitetit vjetor të
ndodhjes apo tejkalimit të dëmit. Për shembull, një dëm që ka 0.01
probabilitet vjetor për t’u tejkaluar, ka periudhë kthimi 1/0.01 = 100
vjet, ose e shprehur ndryshe tejkalimi i kësaj vlere ndodh mesatarisht
një here në 100 vjet.

Periudha Mesatare e Kthimit

Periudha Mesatare e
kthimit, e njohur ndryshe edhe si intervali mesatar i kthimit, është
tregues i frekuencës apo mundësisë së ndodhjes së një ngjarjeje si
tërmeti apo përmbytja.  Periudha
Mesatare e Kthimit është një matje statistikore e bazuar kryesisht në
të dhënat historike që tregojnë normën mesatare të përsëritjes së
dukurisë gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe që përdoret zakonisht
në analizat e rrezikut, psh. për të vendosur nëse një projekt duhet të
lejohet të zhvillohet në zona me rrezik të caktuar, ose per të
projektuar ndërtesa që do t’u rezistojnë ngjarjeve me probabilitetet të
caktuar brenda një harku kohor të dhënë. 

Piku i nxitimit horizontal  (PHA)

Një masë instrumentale e
matjes së nxitimit të lëvizjes së tokës nga tërmeti, zakonisht e
llogaritur nga një ose të dy komponentët horizontalë të akselogramit
tre-aksial të tërmetit. PHA mund të përkufizohet në mënyra të ndryshme
që janë të njëjta për nga rezultati i vlerave numerike. Përkufizimi më
i thjeshtë është ai që e përcakton PHA si pikun e nxitimit të lëvizjes
së tokës të regjistruar nga një ose të dy akset horizontale. PHA
zakonisht njihet edhe si PGA ( piku 
i lëvizjes së tokës).

Probabiliteti i Tejkalimit

Në kuptim të këtij
raporti, termi nënkupton probabilitetin që një masë e caktuar e dëmit
të barazohet apo tejkalohet përgjatë një periudhe të caktuar të
ekspozimit që zakonisht merret një vit, 
sa jetëgjatësia e ndërtesës (psh. 50 apo 100 vjet),
ose sa kohëzgjatja investimit (p.sh. 30 vjet), në varësi të
vendndodhjes dhe rezistencës së godinës nga rreziku sizmik. Për
shembull, një dëm që ka 10% probabilitet tejkalimi në një periudhë
ekspozimi 50-vjeëare, ka periudhë mesatare kthimi 475 vjet.

Rreziku

Mundësia ose probabiliteti
që pasoja të padëshiruara si: dëme shëndetësore, dëmtime apo dëmë të
tjera të ndodhin gjatë një periudhe të caktuar të ekspozimit.

Tsunami

Një valë me kohëzgjatje të
lartë, e krijuar zakonisht nga zhvendosja e ndonjë pjese të sipërfaqes
së tokës nën det. Në rast të tsunameve të krijuara nga tërmetet, fundi
i detit zhvendoset nga ëarja e tokës. 

USGS

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara,
http://earthquake.usgs.gov/earthquakes

Rezistenca

Ndjeshmëria e ndërtesës,
pajisjeve apo komponentëve të tyre ndaj ndodhjes së ngjarjeve të
caktuara.

Harta e Lëvizjes së Tokës në 475 vite për tërmetet

Kjo hartë përshkruan rrezikun sizmik si Piku i Lëvizjes së Tokës (PGA) me një probabilitet tejkalimi 10 % në 50 vjet, që korrespondon me një periudhë kthimi prej 475 vjetësh.

Harta e Humbjes nga përmbytjet në 1000 vite

Përmbytjet 1 në 1000 vjet janë ngjarjet që kanë një probabilitet ndodhjeje prej 0.1% në një vit të caktuar. Probabiliteti vjetor i tejkalimit të kësaj ngjarjeje është 0.1% ose periudha e kthimit është 1000 vjet. (Shënim: Lidhja ndërmjet periudhës së kthimit (T) dhe probabilitetit vjetor të tejkalimit (P) është: P= 1-exp (-1/T). Nëse T rritet, P është afërsisht i barabartë me 1/T. Për një ngjarje me periudhë kthimi prej 1000 vjet, P = 1/1000 =0.1%).

Harta e humbjes nga përmbytjet ka një rezolucion prej 250 m. Vlerat e humbjeve nga përmbytjet janë përcaktuar si vlera e humbjeve totale nga përmbytjet brenda një sipërfaqeje të caktuar pjesëtuar me ekspozimet në total në atë sipërfaqe. Periudha mesatare e humbjeve nga përmbytjet që paraqiten në hartë përfaqëson humbjet totale nga përmbytjet në 1000 vjet. Vlerat totale të humbjeve nga përmbytjet përfshijnë si fushat lymore dhe ato jo lymore. Ekspozimet dhe humbjet përfshijnë të gjitha llojet e mbulimeve.