CATMonitor eshte nje platforme interneti pa pagese e krijuar per monitorimin dhe ndergjegjesimin ndaj rrezikut te katastrofave natyrore te publikut. Ajo u mundeson familjeve dhe bizneseve te vizualizojne, nderveprojne dhe kontribuojne per kuptueshmerine dhe matjen e rrezikut te banesave dhe bizneseve.

Ndihmë


Gjeokodimi

Çfarë është gjeokodimi?

Gjeokodimi është proçesi i përcaktimit të koordinatave gjeografike për të plotësuar informacionin mbi emrin e rrugës, kodin postar apo numrin e godinës.

Si e lokalizon CATMonitor një adresë?

CATMonitor lokalizon adresën e një ndërtese si pjesë e analizës së rrezikut për Banesat dhe Biznesin, në mënyrë që publiku të shikojë vendndodhjen e godinës së përcaktuar prej tyre kundrejt zonave me sizmicitet të lartë dhe atyre të rrezikuara nga përmbytjet. Hapat që ndiqën për përcaktimin e një vendndodhje jepen si më poshtë:

  1. Përdoruesi vendos adresën në ekranin që shfaqet
  2. Pasi vendoset adresa menjëherë aktivizohet platforma e “Bing Maps” për të lokalizuar vendndodhjen, e cila gjendet me saktësi (ose jo) në varësi të nivelit të informacionit që ka sistemi për zonën e dhënë. Kështu mund të rezultojë që vendndodhja të mos rezultojë e saktë për shkak të mungesës së të dhënave për atë zonë të vendosur në sistem
  3. Përdoruesit i shfaqet një hartë ku është përcaktuar vendndodhja e ndërtesës sipas adresës së dhënë gjetur nëpërmjet platformës Bing. Kështu përdoruesi mund të shikojë dhe të pranojë vendndodhjen e gjetur ose ta saktësojë atë nëpërmjet lëvizjës së shënuesit në hartë duke pranuar vendndodhjen e fundit si të saktë dhe subjekt të analizës së rrezikut
  4. Gjatësia dhe gjerësia gjeografike (koordinatat) ruhen për adresën e vendosur

Karakteristikat e Ndërtesës për Analizën e Rrezikut

Cilat janë karakteristikat e ndërtesës që përdoren në CATMonitor?

Lloji i Ndërtimit

Godinë me tulla

Ndërtimi i murit tulla është dominues për banesat tipike dhe strukturat bujqësore në rajonin e Europës Juglindore. Ky lloj konstruksioni bazohet në ndërtimin e murit, zakonisht prej guri, tullave, apo blloqeve bosh të betonit që lidhen së bashku me llaç. Ndërtimet më të vjetra janë zakonisht prej guri apo tulle të papërforcuar dhe kanë çati të mbuluar me tjegulla, dru ose gur. Konstruksionet me mur të përforcuar gjenden më tepër tek strukturat e reja dhe përbëhen prej mureve me tulla të përforcuara me skelete betonarme. Skeleti betonarme derdhet pas ndërtimit të mureve me tulla

Godinë me kolona betonarme

Strukturat me kolona betonarme zakonisht shihen tek godinat mbi katër katëshe që përdoren për apartamente banimi dhe biznese. Strukturat mund të formohen nga skelete betoni të lidhura, skelete betoni me mbushje tulle apo ndonjë materiali tjetër për t’u rezistuar ngarkesave anësore. Godinat me kolona betonarme të lidhura me mur nuk duhet të ngatërrohen me godinat me tulla të përforcuara me skelet betonarme. Në godinat me tulla të përforcuara me skelet betonarme, në fillim ndërtohet muri e më pas derdhet betoni, ndërsa tek godinat me kolona betonarme, procesi është i kundërt. Në rastin e godinave me tulla të përforcuara me skelet betonarme, muri mbart ngarkesën sizmike, ndërsa në godinat me kolona betonarme, kjo ngarkesë përballohet nga kolonat

Godina me Dru, Çelik dhe Metal i Lehtë

Godinat me dru, çelik dhe metale të lehta përbëjnë një përqindje të ulët të ndërtimeve në Ballkan

Banesat me skelet druri përbëhen nga struktura druri (kabina duri ose shtëpi tradicionale/moderne). Çatitë janë zakonisht të pjerrëta dhe të ndërtuara me kashtë të papërpunuar. Ky lloj ndërtimi haset më shumë në zona rurale

Godinat me çelik dhe metale të lehta hasen rrallë dhe kryesisht në zona industriale

Viti i ndërtimit ose mosha e godinës

Viti i ndërtimit ose mosha e godinës përdoret zakonisht për të indentifikuar kodin dhe teknikat e përdorura në ndërtim. Kategoritë e viteve të ndërtimit të zbatuara në Modelin e Tërmetit për rajonin e Ballkanit pasqyrojnë zhvillimin e kodeve dhe praktikave të ndërtimit në çdo vend ku është kryer modelimi

Godinat e vjetra janë përgjithësisht më pak rezistente ndaj lëkundjeve, pasi shumë prej tyre janë ndërtuar pa marrë në konsideratë sizmicitetin e zonës dhe praktikat moderne të ndërtimit sizmik (sic është rasti i murit me tulla pa përforcim). Ndikimi i vitit të ndërtimit tek rezistenca ndaj nga tërmetit është pasqyruar në historikun e dëmeve nga tërmetet. Për shembull, tërmeti i vitit 1963 në Maqedoni dëmtoi ndjeshëm ose shkatërroi pothuajse të gjithë ndërtesat e Shkupit. Në vitin 1964 filloi zbatimi i një kodi të ri sizmik të ndërtimit cfarë ndikoi në zvogëlimin relativ të dëmeve nga tërmetet e mëvonshme në rajon

Numri i Kateve

Numri i kateve lidhet ngushtësisht me materialin e ndërtimit të përdorur në konstruksionin e godinës. Ndërtimet me konstruksion druri përfshijnë banesa familjare, zakonisht prej një ose dy katesh. Ndërtimet me mur guri gjenden përgjithësisht në banesat familjare deri 2 katëshee më rrallë në ato tre ose katër katëshe. Ndërtimet me tulla zakonisht përdoren në shtëpi e godina jo më të larta se tri kate. Ndërtimet me mure të përforcuara janë karakteristikë e shtëpive dhe godinave jo më të larta se tri kate. Ndërtimet me kolona betonarme përdoren për godina shumëkatëshe me shtëpi dhe apartamente (mund të shkojnë deri në nëntë apo më shumë kate). Ndërtimet me konstruksion çeliku janë më pak të përdorura në rajonin e Ballkanit dhe përdoren kryesisht për godina të larta tregtare dhe industriale. Konstruksionet prej metali të lehtë përdoren në godinat industriale dhe janë përgjithësisht rreth një ose dy kate të larta.

Sipërfaqja e përdorshme

Madhësia e sipërfaqes së përdorshme në një godinë shprehet në metër katror dhe përdoret zakonisht për llogaritjen e kostos së zëvëndësimit ose të riparimit të godinës

Distanca e katit përdhe nga toka

Lartësia e katit përdhé nga toka përdoret për të matur efektet nga përmbytja.

Godina ka bodrum

Çdo pjesë e godinës përfshirë edhe ndonjë dhomë (pjesë të saj) të përmbytur dyshemeja e të cilave është nën tokë

Cili është lloji i ndërtimit të përdorur në godinën time?

Fotografitë në CATMonitor ju ndihmojnë për të përcaktuar llojin e ndërtimit për godinën.Nqse ju keni planin strukturor të saj ai do t’ju ndihmonte edhe më shumë për të gjetur llojin e ndërtimit

Godinat me tulla përdorin tulla, blloqe betoni, gurë ose tjegulla balte për ti rezistuar ngarkesave anësore. Në disa godina me tulla mund të ekzistojnë kate të ndërtuara prej betoni, druri ose një kombinim i betonit me tjegulla balte. Godinat me tulla përgjithësisht përdoren për ndërtesa banimi. Identifikimi I tyre mund të jetë i lehtë për përdoruesit nëse këto lloje godinash nuk janë të suvatuara

Strukturat me kolona betonarme formohen nga skelete betoni dhe/ose mure të ndërtuara me beton. Strukturat mund të formohen nga skelete betoni të lidhura, skelete betoni me mbushje tulle apo ndonjë materiali tjetër për t’u rezistuar ngarkesave anësore. Këto lloj godinash janë ndërtuar vitet e fundit (veçanërisht në Durrës ose Tiranë) dhe janë godina më të larta se ato me tulla. Përgjithësisht godinat e larta të ndërtuara pas vitit 1965 janë të tilla

Unë nuk e di saktësisht vitin e ndërtimit të godinës sime – çfarë duhet të bëj?

Përcaktimi i vitit të ndërtimit është mjaft i rëndësishëm për të vlerësuar rrezikun sizmik të ndërtesës. Në pamundësi për të vendosur vitin e saktë e rëndësishme është të përcaktoni një periudhë të caktuar të përafërt i cili mund të gjendet nga inxhinierë apo institucione të tjera qeveritare përkatëse. Nqs godina është rinovuar ju duhet të llogarisni vitin e rikonstruksionit si vitin e ndërtimit të godinës

Si mund ta llogaris sipërfaqen e përdorshme?

Nqs keni një plan ndërtimi të godinës suaj ju mund të gjeni lehtësisht përmasat dhe sipërfaqen e përdorshme të shtëpisë suaj por nëse nuk e keni këtë lloj informacioni përllogaritja e tyre mund të bëhët duke matur gjatësinë e mureve të jashtëm të banesës. Nqs keni garazhe sipërfaqja e tyre nuk duhet të llogaritet si pjesë e shtëpisë. Nga ana tjetër nësë keni një shtëpi me disa kate mjafton të bëni një shumatore të sipërfaqeve të çdo kati nëpërmjet matjeve si më lart

Si ta gjej distancën time të katit përdhe nga toka?

Për të matur distancën e katit përdhe nga toka (bazamentin në cm ose metër) mjafton të masni distancën ndërmjet planit horizontal në siprëfaqen e tokës me distancën vertikale që ngrihet deri në fillimin e banesës. Kjo distancë mund të përllogaritet më saktë nga një analist për qëllime sigurimi

Rreziqe Natyrore

Cili është burimi i të dhënave që paraqiten në seksionin e Katastrofave Natyrore ?

Burimet e përdorura janë si më poshtë:

  • Të dhënat e rrezikut për vendet e Europës Juglindore janë në pronësi të Europa Re dhe janë përpunuar në bashkëpunim me AIR-worldwide (një kompani e modelimit të rrezikut)

    Këto të dhëna mund të gjenden në “Katastrofat Natyrore” -> Harta -> Harta e Lëvizjes së Tokës në 475 vite për tërmetet ose Harta e Humbjes nga përmbytjet në 1000 vite

  • Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, – Arkivi i të dhënave (URL: http://earthquake.usgs.gov/earthquakes/shakemap/.)

    Për Shqipërinë janë përfshirë 5 harta:

    • Tërmeti i Shkodrës në në Shqipëri 1979, Mw7.0
    • Tërmeti në 1988 në Shqipëri — Zona e Tiranës, Ndroq dhe Ulqin — Mw5.9
    • Tërmeti në 1982 në Shqipëri — Zona e Fierit, Beratit dhe Lushnjës — Mw5.6
    • Tërmeti në 2004 në Shqipëri — Zona e Leskovikut — Mw5.4
    • Tërmeti në 2009 në Shqipëri — Qarku Dibër, Bulqizë, Gjoricë, Shupenzë dhe Pershkopi — Mw5.6

    Për Maqedoninë janë përfshirë 5 harta:

    • Tërmeti i 1931 Valandovo, Mw6.7
    • Tërmeti i 1963 në Shkup, Mw6.2
    • Tërmeti i 1979 në Mal të Zi, Mw7
    • Tërmeti i 1990 në Gevgelija, Mw5.6
    • Tërmeti i 1994 në Bitola Mw5.2

    Për Serbinë janë përfshirë 6 harta:

    • Tërmeti i 1979 në Mal të Zi, Mw7
    • Tërmeti i 1980 në Sërbi — Mt Kopaonik & Aleksandrovac & Brus & Kursumlija & Raska — Mw5.9
    • Tërmeti i 1984 në Serbi — Brus & Kopaonik — Mw5.1
    • Tërmeti i 1987 në Serbi — Kraljevo — Mw5.1
    • Tërmeti i1998 në Serbi — Belgrade Valjevo area — Mw5.5
    • Tërmeti i 2010 në Serbi — Kraljevo — Mw5.5
  • Raporte të Ndryshme

    • Përmbledhje e të dhënave nga 5 tërmetë historikë nga Roberta Apostolka (2012)

      Këto të dhëna mund të gjenden në “Katastrofat Natyrore” -> Ngjarje Historike-> Tërmete

Sinjalizimet mbi Katastrofat

Cili është burimi i të dhënave që paraqiten në seksionin e Sinjalizimit të Katastrofave?

CATMonitor aktualisht përdor dy burime informacioni për të marrë njoftime automatike: Qëndrën Sizmiologjike Euro–Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Në këtë mënyrë në hartë reflektohet informacioni i marrë prej këtyre burimeve si dhe të institucioneve të tjera si Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Shërbimi Sizimiologjik i Serbisë dhe i ai i Maqedonisë i përditësuar me informacionet e ditëve të fundit. Megjithatë në informacionin e marrë nuk përjashtohet mundësia që të mungojnë të dhënat për tërmete me magnitudë më të mëdha se M4.5 duke sjellë disa mospërputhje midis burimeve të ndryshme të informacionit. Përshembull IGJEUM reflekton në bazë ditore të gjitha tërmetet pavarësisht madhësisë së magnitudës ndërkohë që këto nuk janë shfaqur në EMSC dhe USGS dhe për pasojë edhe në CATMonitor. Megjithatë përdoruesve u jepet mundësia që të lidhen direkt me faqet zyrtare të institucioneve zyrtare në vend

Në shumicën e rasteve tërmetet me magnitudë më të madhe se M5.0 raportohen nga USGS brenda 30 minutave ose më shpejt për të gjithë botën. Edhe pse tërmetet me magnitudë rreth M5.0 nuk shkaktojnë shumë dëme, nëse ka të tillë të cilët janë ndier dhe kanë shkaktuar dëmtime të mëdha raportohen nga USGS në një kohë shumë të shpejtë.

Për përmbytjet informacioni që shfaqet në CATMonitor merret nga Sistemi Global i Koordinimit dhe Sinjalizimit të Katastrofave Natyrore (GDASC), në të cilën pasqyrohen informacione të përditësuara për ngjarje katastrofike përfshirë përmbytjet. Për çdo ngjarje infomacioni përmban ashpërsinë e ngjarjes së bashku me koordinatat e vendndodhjes së saj. Për çdo përdorues i cili dëshiron informacion shtesë ka mundësi të lidhet direkt me faqen zyrtare të GDASC nëpërmjet adresës së saj

Hartat e Komunitetit

Cili është qëllimi i seksionit të Komunitetit?

Hartat e Komunitetit në CATMonitor janë krijuar për të mbledhur informacion nga të gjithë përdoruesit për krijimin e një arkive të dhënash në përgjigje të katastrofave natyrore për vendet e Europës Juglindore. Nëpërmjet platformës së saj më bazë hartën/imazhet përdoruesit mund të japing informacion mbi shkollat dhe spitalet apo institucione të tjera publike duke ndihmuar në këtë mënyrë qeverinë dhe shoqëritë e sigurimit për t’u përgatitur apo përgjigjur fatkeqësive natyrore

Hartat e Komunitetit janë krijuar për shfrytëzimin e informacionit dhe gatishmërisë së publikut për të ndihmuar komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Pas ndodhjes së një ngjarjeje katastrofike, CATMonitor është dizenjuar për të shfaqur imazhe satelitore me rezolucion të lartë për pasqyrimin e dëmëve në zonat të prekura, të cilat u mundësojnë grupeve vullnetare jo vetëm të monitorojnë situatën (pavarësisht vendndodhjes së tyre fizike) por edhe të japin informacion shtesë të rëndësishëm në ndihmë të të dëmtuarve nga ngjarja

Qëllimi i seksionit të kontributit në grup përfshin:

  • Përcaktimi në hartë i shkollave dhe spitaleve pëfshin informacion mbi llojin e ndërtimit,numrin e kateve, vitin e ndërtimit si dhe parametra të tjerë të nevojshëm për analizën e rrezikut
  • Raportim i dëmeve në godinat e komunitetit përfshirë shkollat dhe spitalet: Numërim i godinave të dëmtura rëndë dhe atyre të shembura

Çfarë është kontributi në grup?

‘Kontributi i grupit’ është një praktikë e relativisht e re e marrjes së ideve ose të dhënave nga një grup i madh kontribuesish, kryesisht nëpërmjet komunikimit nëpërmjet internetit për të gjeneruar një bazë të madhe dhe të saktë për një ngjarje apo çështje të veçantë. Duke përdorur protokolle standarde përdoruesve u kërkohet të japin mendime ose vërejtje mbi çështje të tilla si ‘A është kjo ndërtesë e dëmtuar pas ngjarjes katastrofike?’ ose ‘Sa nxënës ka në këtë shkollë ” ose ‘Sa kate ka kjo ndërtesë?’. Arsyeja e përdorjes së kësaj metode është sepse shumë individë japin informacion për një ngjarje të caktuar duke lehtësuar dhe shpejtuar proçesin e vlerësimit tw dwmeve. Për më tepër duke u mbështetur në aftësinë njerëzore në identifikimin dhe vlerësimin e kushteve/ngjarjeve specifike vlerësimet janë më të sakta sesa ato të kryera nëpërmjet kompjuterave. Kjo praktikë është përdorur me sukses për të identifikuar ndërtesat e rrënuara, pas tërmeteve të mëdha si psh: tërmeti në Haiti në 2010 apo tërmeti dhe tsunami në Japoni në 2011.

Si mundet që përdoruesit duke dhënë informacione në grup mund të ndihmojnë në krijimin e një arkive të dhënash ose të drejtimit të një analize dëmesh?

Përdoruesit e CATMonitor mund të kontribuojnë në krijimin e një baze të dhënash për shkollat ​​dhe spitalet në komunitetin e tyre çka ndihmon në planifikimin dhe në përgjigjen e shpejtë përkatësisht para dhe pas ndodhjes së një ngjarjeje katastrofike

Para ndodhjes së një ngjarjeje katastrofike përdoruesit e CATMonitor mund të përzgjedhin një nga godinat ekzistuese në portal dhe të vendosin informacione shtesë ose të ri për të ose të japin informacion nga e para për një godinë e cila nuk është rregjistruar më parë në këtë faqe duke pasuruar në këtë mënyrë arkivën e të dhënave

Nëpërmjet “Hartave të Komunitetit” çdo përdorues mund të japë të dhëna edhe pse për të njëjtën shkollë ose spital. CATMonitor i mbledh këto të dhëna por shfaq në ekran informacionin i dhënë nga shumica e përdoruesve. Psh “ kjo shkollë ka XXX nxënës

Pas ndodhjes së një ngjarjeje katastrofike përdoruesit mund të përzgjedhin godinat (ekzistuese ose të reja të identifikuara prej tyre) duke dhënë informacion mbi shkallën e dëmtimeve të tyre “nuk ka dëmë”, “dëme të lehta”, “dëmë të mëdha”, “shembur” apo “nuk mund të përcaktohet niveli i dëmtimit”. Përdoresit e CATMonitor kanë gjithashtu mundësinë e vendosjes së fotografive të marra në terren në portal të cilat së bashku me imazhet ekzistuese me rezolucion të lartë mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkallës së dëmeve

Pse duhet unë të kontribuoj në proçesin e vlerësimit të dëmeve?

Ngjarjet katastrofike të ndodhura në të kaluarën kanë treguar qartë se vlerësimi i shpejtë i shkallës së dëmeve shkaktuar nga ngjarje të mëdha katastrofike përmirëson ndjeshëm vendim-marrjen për identifikimin e zonave më të prekura dhe të cilat kërkojnë një trajtim/ndërhyrje të menjëherëshme. Nga ana tjetër kur vlerësimet e dëmeve kryhen nëpërmjet metodave tradicionale (modelimeve kompjuterike) gjenerohen mjaft pasaktësi dhe pasiguri të cilat pengojnë vendimmarrjen për shpërndarjen e burimeve të pamjaftueshme. Në këtë mënyrë duke dhënë informacion dhe kontribuar të tërë masivisht ne mund të ndihmojmë në trajtimin e shpejtë ndaj një ngjarjeje katastrofike të caktuar.

Çfarë informacioni mblidhet nga përdoruesit në seksionin e Komunitetit?

Për shkollat dhe Spitalet si dhe për institucione të tjera publike përdoruesit luten të japin informacionin si më poshtë:

  • Emri dhe Adresa
  • Numri i Studentëve ose Pacientëve (Shtretërve)
  • Lloji i Ndërtimit
  • Numri i Kateve
  • Viti i Ndërtimit
  • Distanca e katit përdhe nga toka
  • Godina ka bodrum
  • Sipërfaqja e përdorshme në metër katror
  • Fotografi

Për analizën e Dëmeve:

  • E shkatërruar
  • Dëme shumë të mëdha
  • Nuk ka dëme
  • Nuk mund të përcaktohet
  • Shënime
  • Fotografi

Cfarë ndodh nëse një përdorues nuk ka informacion mbi një ose disa parametra për godinën si lloji i ndërtimit, viti i ndërtimit etj?

Për kryerjen e klasifikimit të rrezikut në CATMonitor duhet të vendosen disa të dhëna të cilat nëse nuk janë plotësuar ose mungojnë nuk mund të përfundohet analiza. Në këtë mënyrë përdoruesve do t’u shfaqet në ekran një mesazh duke i kërkuar të plotësojnë të dhënat që duhen. Kështu përdoruesi duhet të mundohet të japë të dhëna të përafërta për të plotësuar të dhënat që mungojnë mbështetur edhe në instruksionet e dhëna në CATMonitor për plotësimin e fushave si lloji i ndërtimit, viti i ndërtimit apo parametrave të tjerë të rëndësishëm. Në rast se përdoruesi do ta ketë ende të vështirë plotësimin e këtij lloj informacioni mund të kërkojë ndihmë ose të kontraktojë inxhinier ndërtimi

Si mund të njoftohem për një ngjarje katastrofike dhe sesi mund të përfshihen e të ndihmoj drejtpërsëdrejti për vlerësimin e dëmtimeve të shkaktuara nga ngjarja

A Catmonitor subscriber who has registered and provides a valid email ids during registration process will be notified when of a major disaster occurs through the “Alert” notification process.

Nëse një ngjarje katastrofike është duke ndodhur kjo do të reflektohet në faqen kryesore të CATMonitor. Përdoruesit nga ana tjetër mund të rregjistrohen dhe të japin informacion apo të vendosin fotografi për të mbështetur analizën e dëmeve të shkaktuara

Si përcaktohet identifikimi i godinave të dëmtuara?

Nëse një përdorues sheh një ndërtesë të dëmtuar, mund ta shënojë atë në CATMonitor duke përzgjedhur butonin e duhur. Në këtë mënyrë publiku mund ta përdorë këtë informacion për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, sipas përshkrimeve të bazuara në modelin Europian (EMS-98) Ky model u krijua për ekipet e vlerësimit në terren për të kryer analiza të shpejta të vlerësimit të dëmeve në zonat e prekura nga një ngjarje sizmike. Nëpërmjet këtij modeli identifikimi i dëmtimeve të rënda deri në shkatërrim kryhet nëpërmjet imazheve satelitore (jo në terren). Nësë për vlerësimin e dëmeve “të vogla, mesatare dhe të mëdha” mund të përdoren foto drejtëpërdrejtë nga vendndodhja

Përshkrimi i klasifikimit të dëmtimeve (pamjet janë marrë nga EMS-98)

Dëmtim i vogël: Dëmtimet mund të jenë të lehta dhe të përfshijnë dëme arkitektonike lehtësisht të riparueshme, si plasaritje dhe rënie e suvasë e cila shkakton pak mbetje përreth ambientit.

Minor House
Minor Overhead

E moderuar: Dëmtim mesatar’ është dëmtimi në të cilin përfshihen plasaritje të mureve, kolonave apo dhe dëmtime arkitekturore duke shkaktuar mjaft mbetje rreth strukturës së godinës pas ndodhjes së një eventi. Për plasaritje (çarje) të mëdha do të jetë e nevojshme vlerësimi i dëmtimeve të shkaktuara nga një inxhinier për të siguruar që nuk janë pësuar dëme strukturore

Moderate House
Moderate Overhead

Dëmtime të mëdha: janë dëmtime të dukshme edhe për jo-inxhinierët. Pjesë të mëdha muri kanë rënë dhe çarje masive diagonal do të ketë në të gjitha anët e ndërtesës, shoqëruar ndoshta edhe me çarje të çatisë së godinës duke shkaktuar mjaft mbetje rreth strukturës së godinës

Major House
Major Overhead

Dëme shumë të mëdha: që redukton ndjeshëm kapacitetin e strukturës, duke rrezikuar rënien e pjesshme të pjesëve kryesore të strukturës shoqëruar në këtë mënyrë me mbetje të mëdha

Severe House
Severe Overhead
Severe Close

Godina e shkatërruar: Shembje (ose shkatërrim) është shkalla e dëmtimit që shoqërohet me dëmtime jashtëzakonisht të rënda dhe të pariparueshme, ose me shembje të pjesshme të pjesëve strukturore deri në shkatërrimin e plotë të godinës shoqëruar në këtë mënyrë me mbetje të mëdha

Collapse House
Collapse Overhead
Collapse Close

Si do të përdorën këto të dhëna?

Të dhënat e mbledhura ruhen në mënyrë të sigurtë nga Europa Re. Pasi të jetë mbledhur informacion i mjaftueshëm mbi këto godina do të kryhet një studim mbi vlerësimin e rrezikut sizmik të tyre i cili do të vihet në dispozicion jo vetëm të institucioneve qeveritare por edhe për publikun